image Xavi optimist: Jam i bindur se mund të luftojmë në të gjitha garat

Futboll

Xavi optimist: Jam i bindur se mund të luftojmë në të gjitha garat

news image

Barcelona zyrtarisht u eliminua nga kampanja 2022-23 e Ligës së Kampionëve, pas fitores së Interit ndaj Viktoria Plzen të mërkurën.

Blaugranasit u mposhtën me rezultat 3-0 në Camp Nou ndaj Bayernit të mërkurën, për të përfunduar në pozitën e tretë me vetëm katër pikë të mbledhura, teksa e ka edhe një ndeshje të mbetur në fazën grupore, në udhëtim ndaj Plzen të cilët janë ende pa pikë në këtë kampanjë.

Pas humbjes, ka reaguar tekniku i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka deklaruar se klubi i tij do të luftojë për të gjithë titujt në vazhdim, duke potencuar gjithashtu se niveli i La Ligas është i njëjti me atë të kampionatit anglez, Premier League.

“Ne duhet të luftojmë për të gjithë titujt në muajt e ardhshëm. Ka Europa League, La Liga, Copa del Rey dhe Supercopa; Jam i bindur se mund të luftojmë në të gjitha garat.

Unë me të vërtetë mendoj se La Liga është në të njëjtin nivel me Premier League”, ka deklaruar Xavi.

/GazetaSinjaliSport/