image Xavi: Messi meriton një periudhë të dytë në Barcelonë, dua fuqishëm rikthimin e tij

Futboll

Xavi: Messi meriton një periudhë të dytë në Barcelonë, dua fuqishëm rikthimin e tij

news image

Pasi u rikthye fuqishëm ekonomikisht pas krizës nga viti i kaluar, Barcelona është duke bërë ‘kërdi’ në tregun e transferimeve.

Blaugranasit janë skuadra që kanë shpenzuar më së shumti në Evropë në këtë afat kalimtar veror, me afro 120 milionë funte, që përfshijnë lojtarët si Lewandowski, Raphinha e Kounde, duke i transferuar gjithashtu edhe Franck Kessie e Andreas Christensen si agjentë të lirë.

Vetëm një vit pasi u largua pas afro dy dekadash, emri i Messit po lakohet sërish për një rikthim të mundshëm në Camp Nou.

Pas presidentit Laporta i cili bëri me dije se do të tentojnë transferimin e Messit sezonin e ardhshëm, edhe Xavi ka mbështetur këtë, duke shpresuar në transferimin e tij.

“Do të doja që koha e Messit në Barcelonë të mos kishte mbaruar. Mendoj se ai meriton një fazë të dytë këtu në FCB. Uroj kështu. Nëse pyetja është nëse do të doja që ai të rikthehej? Përgjigja është një po e fuqishme!”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

/GazetaSinjaliSport/