image Xavi i kënaqur me lojtarët: Ne do fitojmë në Munich

Futboll

Xavi i kënaqur me lojtarët: Ne do fitojmë në Munich

news image

Barcelona nuk arrin të mposhtë Benfican as në “Camp Nou” duke barazuar 0-0 dhe rrezikon seriozisht eliminimin që në fazën e grupeve.

Skuadrës katalunase nuk do t’i mjaftonte as barazimi në sfidën e fundit me Bayernin, nëse ekipi portugez fiton në ndeshjen e fundit ndaj Dynamos së Kievit në Lisbonë.

Megjithatë, Xavi u deklarua i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve dhe qëndrimin e tyre në fushë. Ne jemi Barcelona dhe do të fitojmë në Munich dhe në të gjitha fushat ku luajmë”, tha Xavi pas ndeshjes. /Gazeta Sinjali Sporti/