image Xavi: Dembele tregoi se çfarë është i aftë të bëjë

Futboll

Xavi: Dembele tregoi se çfarë është i aftë të bëjë

news image

Trajneri i Barcelonës ka lavdëruar Ousmane Dembelen pas barazimi 2-2 të Barcelonës ndaj Juventusit.

Francezi ishte protagonisi kryesor i skuadrës së tij duke i realizuar të dyja golat për blaugranasit.

Në fakt, të dyja golat e Dembeles ishin të jashtëzakonshëm, duke shënuar ‘solo’ gola pas depërtimeve.

Xavi ishte i kënaqur që mbajti shërbimet e 25-vjeçarit dhe nuk ishte i befasuar nga paraqitjet e tij të fundit kundër Juves.

Dembele ishte në prag të largimit nga Barcelona pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2022. Megjithatë, pas disa raundesh negociatash, francezi u lidh për dy vite të tjera pasi ra dakord për një ulje të raportuar të pagës.

Spanjolli e sheh Dembelen si një lojtar “special” dhe tani e ka sfiduar atë që të prodhojë mallrat në një bazë më të qëndrueshme.

“Ai ka treguar se çfarë është i aftë, duke bërë diferencën nga krahu i djathtë me veprime një me dy”, tha Xavi pas ndeshjes. “Ai është një lojtar ndryshe, i veçantë dhe na jep shumë.

“Ai duhet të bëjë diferencën, të jetë më i qëndrueshëm, të shënojë më shumë gola. Nuk e njoh Dembelen nga më parë, por që kur kam ardhur, e shoh të lumtur dhe ai gjithmonë më thotë se është i përfshirë në projekt. Unë e shoh atë kështu që nga nëntori, prandaj kam insistuar kaq shumë që ai të qëndrojë”, ka deklaruar Xavi.

/GazetaSinjaliSport/