The Wall Street Journal ka raportuar se afganëve të cilët ishin strehuar në Kosovë mund t’ju refuzohet hyrja në SHBA.
Madje, sipas këtyre raportimeve, dyshohet se këta afganë kanë lidhje me talebanët dhe grupet e tjera terroriste.
”Më pak se 10 afganë janë deklaruar të papërshtatshëm për hyrje pasi zyrtarët e sigurisë gjetën informacion skualifikues rreth tyre gjatë një procesi të gjerë verifikimi, sipas një personi të njohur me këtë çështje. Rreth 90 individë të tjerë vazhdojnë të kontrollohen në bazën e Camp Bondsteel në Kosovë, sipas zyrtarëve të administratës”, thuhet në këtë raportim.