image WP: Maskat e parandalojnë përhapjen e koronavirusit

Shëndetësi

WP: Maskat e parandalojnë përhapjen e koronavirusit

news image

Pas një studimi të mbështetur në një projekt hulumtues masiv në Bangladesh, ka rezultuar se përdorimi i gjerë i maskave mund ta kufizojë përhapjen e koronavirusit në komunitete.

Ky studim që ka përfshirë mbi 340 mijë persona të moshës madhore në 600 fshatra në pjesët rurale të Bangladeshit, hulumtim ky që është konsideruar më i bindshëm rreth efikasitetit të maskave në parandalimin e përhapjes së infeksioneve, raporton The Washington Post, përcjell Gazeta Sinjali.

Autorët e këtij studimit u shprehën se ai ofron dëshmi vendimtare nga terreni për atë që e sugjerojnë fuqishëm puna laboratorike dhe hulumtimet tjera, përdorimi i maskave mund të ketë ndikim të konsiderueshëm në kufizimin e përhapjes së rasteve të Covid-19 me simptoma.

 “Mendoj se kjo në thelb i jep fund çfarëdo debati shkencor rreth asaj nëse maskat mund të jenë efektive në luftimin e Covid-it në nivel të popullsisë ”, tha Jason Abaluck, ekonomist në Yale, i cili ndihmoi në studim. Ai e cilësoi hulumtimin si “gozhdë në arkivol” të argumenteve kundër maskave.

Sipas të dhënave të studimit, 11.9% e njerëzve që kanë përdorur maska kanë pasur më pak simptoma.

Autorët e studimit, të cilët vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, theksuan se kjo nuk do të thotë që maskat janë vetëm 9.3 për qind efektive.

 “Mendoj se gabim i madh do të ishte që të lexohet ky studim dhe të thuhet: “O, maskat mund t’i parandalojnë vetëm 10 për qind të infeksioneve me simptoma”, tha Abuluck. Shifra ndoshta do të ishte disa herë më e lartë, nëse maskat do të ishin përdorur në mënyrë universale, tha ai. /GazetaSinjali/