Skuadra e Wolves nuk është e interesuar që të largoj dy yjet e saj, Raul Jimenez dhe Adama Traoren, raporton ‘Daily Star’.
Manchester United ka qenë i lidhur me sulmuesin meksikan, kurse Liverpool ka menduar të transferoj Adama Traoren, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, skuadra angleze nuk po mendon të largoj dy lojtarët e saj më të mirë në këtë merkato.
Wolves po bëhet gati që sezonin e ardhshëm të marrë pjesë në garat evropiane./Gazeta Sinjali/