image Xhiro finale e Premier Ligës: Formacionet zyrtare, Liverpool - Wolves

Futboll

Xhiro finale e Premier Ligës: Formacionet zyrtare, Liverpool – Wolves

news image

Liverpooli do të luajë xhiron finale të sezonit 2021-22 ndaj skuadrës së Wolves në Anfield.

Të Kuqtë nuk e kanë në dorë fatin e tyre për titullin kampion, pasi kanë një pikë më pak se Man City.

“Qytetarët” pozicionohen në vend të parë me 90 pikë, teksa “Të Kuqtë” në dytën me 89 pikë.

Për ta fituar titullin, Liverpooli duhet të fitojë ndeshjen e tyre ndaj Wolves si dhe të shpresojë në një “mrekulli” ndaj Aston Villas.

Formacionet zyrtare, Liverpool – Wolves:

Liverpool XI: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Konaté, Robertson; Keïta, Henderson, Thiago; Diogo Jota, Mané, Díaz.

Wolves XI: José Sá; Boly, Coady, Toti; Jonny, Dendoncker, Rúben Neves, João Moutinho, Aït-Nouri; Pedro Neto, Jiménez.

/GazetaSinjaliSport/