image Tottenham fiton minimalisht ndaj Wolves

Futboll

Tottenham fiton minimalisht ndaj Wolves

news image

Tottenhami ka arritur t’i marrë tre pikët e plota në ndeshjen e xhiros së tretë të edicionit të ri, ndaj skuadrës së Wolves.

Londinezët kanë fituar me rezultat minimal 1-0, me golin nga Harry Kane.

Anglezi realizoi në minutën e 64-të me kokë, pas një topi të devijuar nga Perisic.

Ndryshe, Kane me këtë gol regjistroi një rekord, duke u bërë golashënuesi më i mirë për një klub të vetëm në histori të Premier Leagues (185).

Tottenham ngritet aktualisht në pozitën e parë me 7 pikë të mbledhura, kurse Wolves bie në pozitën e 16-të pa asnjë fitore deri më tani, me dy humbje dhe një barazim.

/GazetaSinjaliSport/