image Përleshje e ashpër në miqësore, katër kartonë të kuq në 45 minuta të para, ndëshkohet edhe Enis Bardhi

Futboll

Përleshje e ashpër në miqësore, katër kartonë të kuq në 45 minuta të para, ndëshkohet edhe Enis Bardhi

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në miqësoren mes skuadrës së Wolves dhe asaj të Levantes.

Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, kjo nuk ia ndaloi skuadrave që të marrin seriozisht ndeshjen, ku nuk munguan as kartonat e kuq.

Vetëm në 45 minutat e parë, u shpërndanë plot katër kartonë të kuq, nga dy për secilën skuadër.

I ndëshkuar ishte edhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, i cili e mori të kuqin pas një përleshje me futbollistin e Wolves, Yerson Mosquera.

Pasi mbetën me nga nëntë futbollistë secila skuadër, në fillim të pjesës së dytë dy skuadrat shtuan nga dy futbollistë për ta mbushur numrin maksimal të lojtarëve.

Ndeshja nuk u zhvillua as për 90 minuta, me gjyqtarin që dha bilbilin e fundit në minutën e 87-të, për ta parandaluar ndonjë përleshje tjetër të mundshme.

/GazetaSinjaliSport/