image Wolves ia zvogëlon shpresat edhe më shumë Cityt për titullin e Premier Ligës

Futboll

Sport/ Wolves ia zvogëlon shpresat edhe më shumë Cityt për titullin e Premier Ligës

news image

Wolverhampton Wanderers ka arritur që ta mposht Manchester Cityn, 3 me 2, duke e lënë edhe më prapa në garën për titullin e Premier Ligës.

Edersoni bëri një ndërhyrje të palejueshme, duke marrë drejtpërdrejtë kartonin e kuq në minutën e 12.

Por kjo nuk e ka ndaluar Sterlingun, pasi ka shënuar de herë në portën e Wolverhamptonit, njërën në minutën e 25-të dhe tjetrën në minutën e 50 të ndeshjes.

Wolverhamtoni më pas ka përmbysur gjithçka. Adama Traore në minutën e 55 ka shënuar, duke zvogëluar epërsinë në 1 me 2.

Pas tij, Raul Jimenez ka barazuar rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Matt Doherty.