Wolverhampton Wanderers ka arritur që ta mposht Manchester Cityn, 3 me 2, duke e lënë edhe më prapa në garën për titullin e Premier Ligës.
Edersoni bëri një ndërhyrje të palejueshme, duke marrë drejtpërdrejtë kartonin e kuq në minutën e 12.
Por kjo nuk e ka ndaluar Sterlingun, pasi ka shënuar de herë në portën e Wolverhamptonit, njërën në minutën e 25-të dhe tjetrën në minutën e 50 të ndeshjes.
Wolverhamtoni më pas ka përmbysur gjithçka. Adama Traore në minutën e 55 ka shënuar, duke zvogëluar epërsinë në 1 me 2.
Pas tij, Raul Jimenez ka barazuar rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Matt Doherty.