image Windows 11 lansohet më 5 tetor

Internet

Windows 11 lansohet më 5 tetor

news image

Microsoft ka bërë të ditur lansimin e Windows 11, që do të jetë më 5 tetor të këtij viti dhe se do të jetë falas.

Çdonjëri me Windows 10 mund të azhurnojë sistemin e tyre operativ në versionin e fundit.

Karakteristika të Windows 11 priten që të jenë një menu e re Start, Snap Layouts për menaxhimin e Windows, Desktop të rinj Virtual, Widgets të reja që shfaqin Microsoft Teams Chat dhe shumë më tepër.

Kompania së pari do të kontrollojë se kush ka versionin e licencuar të Windows 10 dhe kush e posedon atë, do të marrë një njoftim përditësimi dhe do të pyesë nëse do të duan të azhurnojnë në Windows 11.

Të gjitha paisjet që kanë një version të licencuar të Windows 10, nga mesi i vitit 2022 do të jenë në gjendje të azhurnohen në Windows 11.

Kurse Windows 10 do të ketë mbështetje nga Microsoft deri më 14 tetor 2025. /GazetaSinjali/