image Microsoft prezanton gjeneratën e re të Windows

Teknologji

Microsoft prezanton gjeneratën e re të Windows

news image

Microsoft do të detajojë gjeneratën e re të Windows në një eveniment drejt fundit të këtij muaji. Gjiganti i softuerit ka filluar të dërgojë ftesë për media për një organizim që mbahet më 24 qershor, transmeton Gazeta Sinjali.

CEO i Microsoft, Satya Nadella dhe shefi i produkteve pranë kompanisë, Panos Panay, do të prezantojnë në këtë eveniment. Microsoft pritet të zbulojë ndryshimet që po vijnë në Windows në aspektin vizual.

Muajin e kaluar, kompania tha se Windows 10X, sistemi operativ ndërtuar për pajisjet me dy ekrane, nuk do të ofrohet më.

Tani kompania po lanson elementet vizuale të Windows 10X, në versionin kryesor të Windows 10, shkruan PCWorld.al, transmeton Gazeta Sinjali.

Ikona të reja, ndryshim i aplikacioneve, mbështetje për Xbox dhe përmirësim i teknologjisë Bluetooth./Gazeta Sinjali/