image Wijnaldum i thotë 'PO' Romës, holandezi pritet t'i bashkohet romakëve në formë huazimi

Futboll

Wijnaldum i thotë ‘PO’ Romës, holandezi pritet t’i bashkohet romakëve në formë huazimi

news image

Georginio Wijnaldum është pajtuar t’i bashkohet skuadrës së Romës, raporton ‘FootMercato’.

Tashmë është e qartë se holandezi do të largohet nga klubi parisien, dhe një destinacion tek klubi romak po duket më i mundshmi.

Siç raporton gazeta franceze ‘FootMercato’, Wijnaldum ka dhënë tashmë aprovimin për t’iu bashkuar Romës.

Kjo do të vijë në formën e një huazimi dhe dy klubet aktualisht janë duke negociuar përqindjen e mbështetjes së pagave.

PSG dëshiron që Roma të paguajë 60% të pagës së holandezit, kurse klubi italian shpreson të mos kalojë 40% (paga e Wijnaldum vlerësohet në 9 milionë euro në vit).

Negociatat janë në proces dhe gjithçka është në rrugën e duhur, pasi të gjitha palët po shkojnë në të njëjtin drejtim, me dëshirën për të mbyllur marrëveshjen.

/GazetaSinjaliSport/