Historia mes Georginio Wijnaldum dhe Paris Saint-Germain nuk u ngrit kurrë dhe, sipas ‘Sky Sports’, mesfushori holandez është gati të largohet nga Franca.
Në fakt, në verë, ish-lojtari i Liverpool-it do të shtyjë për lamtumirë dhe nuk mund të përjashtohet një rikthim në Premierligë.
Sipas mediave britanike, një nga skuadrat më të bindura për t’u fokusuar te mesfushori është Arsenali i Artetës.
Mesfushori holandez këtë sezon ka luajtur në vetëm 15 ndeshje, ku luajti në vetëm ato takime kur PSG ishte dukshëm favoriti.