Kënga legjendare “I Will Always Love You”, me të cilën Whitney Houston fitoi çmimin Grammy dhe qëndroi 14 javë në krye të klasifikimit “Billboard Hot 100” sapo ka thyer një tjetër rekord.
Plot 1 miliard shikime në Youtube.
Kënga e cila u bë pjesë e historisë së muzikës tanimë renditet në vendin e katërt në klasifikimin e këngëve të viteve 90.
E shkruar dhe e regjistruar nga Dolly Parton në 1973, kënga u publikua nga Houston në 1992.
“I Will Always Love You”, renditet kështu pas tre këngëve të tjera të viteve 90 që kanë kapërcyer shifrën e 1 miliardë shikimeve në YouTube, November rain e Guns N ‘Roses, me 1.45 miliardë shikime, “Smells Like Teen Spirit”, e Nirvanas me 1.14 miliardë shikime dhe Zombie e Cranberries, 1.05 miliardë shikime. /Gazeta Sinjali/