image Katari bëhet vendi i parë nikoqir në histori të Botërorit që eliminohet pas dy ndeshjeve të luajtura

Futboll

Katari bëhet vendi i parë nikoqir në histori të Botërorit që eliminohet pas dy ndeshjeve të luajtura

news image

Ekuadori dhe Holanda janë ndarë baras me rezultat 1-1, në xhiron e dytë të fazës grupore.

Ky rezultat nuk i ka shkuar aspak përshtati vendit nikoqir, Katarit, të cilët tashmë zyrtarisht janë eliminuar nga turneu.

Përveçse janë bërë kombëtarja e parë që eliminohen nga ky Botëror, ata gjithashtu kanë thyer një rekord tjetër negativ.

Katari bëhet nikoqiri i parë në historinë e Kupës së Botës që eliminohet pas vetëm dy ndeshjeve të zhvilluara, diçka që asnjë ekip nikoqir ndonjëherë nuk e kishte bërë – jo së paku pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara të turneut.

Holanda në xhiron e fundit të fazës grupore do të ketë punë pikërisht me Katarit, që nuk pritet t’u shkaktojë ndonjë problem për fitore dhe kualifikim, ndërsa dueli interesant mes Senegalit dhe Ekuadorit do të vendosë se cila do të jetë skuadra që do t’i kalojë grupet.

/GazetaSinjaliSport/