image 'Rekordmeni' Cristiano Ronaldo, këto janë dy rekordet e reja që i theu portugezi

Futboll

‘Rekordmeni’ Cristiano Ronaldo, këto janë dy rekordet e reja që i theu portugezi

news image

Cristiano Ronaldo e filloi kampanjën e 5-të të botërorit sot, nga të paktët lojtarë që paraqitet në 5 botërorë të ndryshëm.

Dhe, s’kishte si të ndodhte ndryshe, përveçse portugezi të thyente rekorde të reja.

Portugalia e hapi Botërorin e Katarit me një fitore 3-2 ndaj Ganës.

Cristiano Ronaldo e zhbllokoi duelin duke realizuar nga penalltia, teksa dy golat e tjerë nga ana e portugezëve ishin Joao Felix e Rafael Leao.

Me këtë gol, portugezi u bë lojtari i parë në histori që realizon në 5 botërore të ndryshme, një shifër që as legjendarë si Pele nuk e kishin arritur ndonjëherë.

Ronaldo gjithashtu është bërë lojtari i parë evropian që shënon në 10 turne të mëdhenj të FIFA-s, Europian dhe Botëror, nga 2004 e deri më 2022.

/GazetaSinjaliSport/