image 12 rekordet që Messi synon t'i thyejë në finalen e Botërorit të dielën ndaj Francës

Futboll

12 rekordet që Messi synon t’i thyejë në finalen e Botërorit të dielën ndaj Francës

news image

Lionel Messi padyshim se do ta luajë finalen më të rëndësishme të karrierës së tij.

Argjentinasi do të kërkojë titullin më të rëndësishëm të karrierës së tij, kur kombëtarja e tij do të luajë finalen e madhe të Kupës së Botës ndaj Francës, të dielën, shkruan Sinjali Sport.

35-vjeçari përpos që do të kërkojë ta ngre lart trofeun e çmuar, ai do të synojë t’i thyejë një varg rekordesh individuale, ndonëse për të këto do të kishin rëndësinë e vogël, nëse do të vinte te triumfi ekipor.

Kompania e statistikave ‘William Hill’ në kombinim me atë të ‘Optas’ kanë bërë disa hulumtime dhe rekorde potenciale që mund të thyhen nga Messi të dielën, siç do t’i shihni më poshtë.

  1. Rekordi për numrin e paraqitjeve

Nëse Lionel Messi luan, ai do të kalojë Lothar Matthäus si njeriu me më së shumti paraqitje në historinë e Kupës së Botës.

Mathaus

Aktualisht, Lionel Messi dhe Lothar Matthaus ndodhen me numrin e njëjtë të paraqitjeve – nga 25 secili.

  • 2. Rekordi për më së shumti minuta të luajtura në Botëror

Nëse Lionel Messi luan të paktën 23 minuta, ai do të kalojë Paolo Maldinin si njeriu me më së shumti minuta të luajtura në historinë e Kupës së Botës.

maldini
  • 3. Rekordi për shënim në çdo raund eliminues në Botëror

Nëse Lionel Messi shënon, ai do të bëhet lojtari i parë që shënon në raundin e 16-të, çerekfinalen, gjysmëfinalen dhe finalen e një Botërori të vetëm për meshkuj.

messs
messs
  • 4. Rekordi për asiste të dhuruara në Botëror

Nëse Lionel Messi regjistron një asistim, ai do të kalojë Diego Maradona si njeriu me më së shumti asistime në Kupën e Botës për meshkuj që nga fillimi i regjistrimeve të Opta në 1966.

Ai tashmë ka kaluar Maradonën për rastet e krijuara.

maradona
  • 5. Rekordi për pjesëmarrjen më të lartë të golave në Botëror

Një gol ose asistim do ta shohë gjithashtu Lionel Messin të bëhet njeriu i parë në rekordet e Opta-s që është i përfshirë drejtpërdrejt në 20 gola të Kupës së Botës.

Klose
  • 6. Rekordi për gola të shënuara në turne madhorë

Nëse Lionel Messi shënon dy gola, ai do të kalojë fenomenin Ronaldo si njeriu me më së shumti gola në historinë e turneve madhorë.

Fenomeni
  • 7. Rekordi për 5+ dhe 5+ asistime në Botëror

Diego Maradona është lojtari i vetëm që nga viti 1966 që ka shënuar 5+ gola dhe ka dhënë 5+ asistime në një turne të vetëm të Kupës së Botës për meshkuj. Nëse Lionel Messi asiston dy, ai do të bëhet i dyti.

asiste
  • 8. Rekordi për asistime në një Botëror

Nëse Lionel Messi jep tre asistime, ai do të barazojë rekordin e Peles për më shumë asistime të dhëna në një Kupë Bote për meshkuj që nga viti 1966.

pELEE
  • 9. Rekordi i një tregolëshi

Nëse Lionel Messi shënon tre, ai do të bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar një hat-trick në Kupën e Botës për meshkuj, duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos.

CR7
  • 10. Rekordi për çmimin e lojtarit të turneut

Nëse Lionel Messi shpallet Lojtari i Turneut, ai do të bëhet lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që fiton dy herë këtë çmim.

Leoo 2
  • 11. Rekordi për Këpucën e Artë të fituar në junior dhe senior

Oleg Salenko është lojtari i vetëm që ka fituar Këpucën e Artë në Kupën e Botës U-20 dhe në Kupën e Botës për meshkuj të seniorëve. Lionel Messi mund të bëhet i dyti.

Kepuca
  • 12. Rekordi i tregolëshit specifik

Dhe së fundi, nëse Lionel Messi fiton Topin e Artë, Këpucën e Artë dhe Argjentina e ngre trofeun, ai do të bëhet amerikano-jugori i parë që do të përfundojë që do të kompletojë këtë hat-trick specifik. Vetëm dy italianë e kanë bërë këtë më parë.

roosi

/GazetaSinjaliSport/