image Giroud çon në avantazh Francën bashkë me një arritje historike - e tejkalon rekordin e Henry

Futboll

Giroud çon në avantazh Francën bashkë me një arritje historike – e tejkalon rekordin e Henry

news image

Franca ka arritur që në fund të pjesës së parë të kalojë në avantazh.

‘Trekolorët’ nuk e nisën mirë takimit dhe Polonia u shfaq e rrezikshme në shumë raste.

Sidoqoftë, ‘gjelat’ arritën që të gjejnë golin në fund të pjesës së parë, përmes Olivier Giroud.

36-vjeçari realizoi në minutën e 44-të, pas një asistimi nga Kylian Mbappe.

Goli i Giroud nënkupton se ai tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të Francës, duke tejkaluar rekordin e Thierry Henry, i cili e mbante këtë për një kohë të gjatë me 51 gola.

/GazetaSinjaliSport/