Matthew Whitaker, i cili erdhi sot në Kosovë, ku mori pjesë në një tubim elektoral të PDK-së, e të cilin kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, e ka quajtur si “njeri të Presidentit amerikan Donald Trump” që po e mbështetë fushatën e tij, po del të jetë nën hetime të FBI-së, për veprimtari kriminale.
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) po kryen një hetim nën dyshimet për veprimtari kriminale të kompanisë WPM nga Florida gjatë periudhës kur ai para një viti ishte ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm.
Whitaker para se të udhëhiqte Departamentin amerikan të Drejtësisë ishte anëtar bordi i një kompanie e cila në vitin 2018 po hetohej për kryerjen e veprimtarive kriminale ndaj veteranëve ushtarakë amerikanë.
Kompania nga Florida “WPM“ akuzohet nga veteranët amerikanë se ajo ia ka vjedhur miliona dollarë dhe i ka manipuluar ata. FBI i ka kontaktuar personat që po akuzonin kompaninë.
Zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Kerri Kupec, kishte thënë se “ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Matt Whitaker ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë aktivitet të dyshimtë të kompanisë ku ishte i angazhuar. Cilado storje që thotë ndryshe është false”.
Kompania akuzohej se ka marrë miliona dollarë nga veteranët. Gjatë 2018’ës ajo është detyruar nga autoritetet amerikane të paguaj 26 milionë dollarë.
“Shumë veteranë, dy prej tyre me aftësi të kufizuara, kishin thënë se kanë humbur dhjetëra mijëra dollarë në WPM, pasi ishin joshur për pagesën e licencimit të shërbimeve, duke u përdorur kredencialet e Whitaker.
Megjithatë, asnjë nga ta nuk kishte thënë se ka pasur kontakt direkt me vetë Whitakerin”, kishte shkruar The Guardian, në një artikull të publikuar në fund të vitit 2018.
Gazeta Sinjali gjatë ditës ka raportuar ekskluzivisht për demantin që i ka bërë Ambasada Amerikane në Prishtinë, pretendimeve të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se SHBA-të po e mbështesin fushatën e tij./Gazeta Sinjali/