image SHBA përgënjeshtron lajmet se njeriu i Trumpit e përkrah Kadri Veselin

Kosovë

Ekskluzive/ SHBA përgënjeshtron lajmet se njeriu i Trumpit e përkrah Kadri Veselin

news image

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka përgënjeshtruar lajmet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrahin fushatën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe kandidaturën e tij për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Sinjali, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se Qeveria e SHBA-së nuk ka asnjë preferencë dhe se nuk mbështetë asnjë parti politike për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Qeveria e SHBA-së nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për Gazetën Sinjali.

Në mediat kosovare është raportuar se Mathew Whitaker, si njeri i afërt me presidentin amerikan Donald Trump ka arritur gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe se ai pritet ta përkrah fushatën e Kadri Veselit kundër korrupsionit. Madje thuhej se Whitaker do ta përkrahë Kadri Veselin për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Por, në fakt Whitaker aktualisht nuk përfaqëson Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai kishte shërbyer për vetëm katër muaj në Administratën e Trump-it si ushtrues detyre.

Whitaker kishte qenë ministër i Drejtësisë që nga 7 nëntori i vitit 2018 deri më 14 shkurt të vitit 2019. Që nga atëherë ai nuk ka pasur ndonjë ndikim në Administratën e Trump.

Kush është Matthew Whitaker

Whittaker që kishte studiuar në Universitetin e Iowa-s, ishte marrë fillimisht me futboll, ku kishte qenë pjesë e këtij universiteti. Ai kishte qenë kandidat për “Thesarin e Iowa-s” në vitin 2002, por që kishte dështuar të zgjidhej në atë pozitë

Nga viti 2004 deri më 2009, ai kishte shërbyer si avokat në atë pjesë, ku kryesisht kishte ‘luftuar’ trafikantët e drogës.

Megjithatë historia e tij vazhdon pasi ishte emëruar ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së. Për emërimin e tij kishte pasur padi të shumta, madje me këtë çështje u angazhuan edhe studiues juridik dhe politik.

Pasi që William Barr, u kthye në detyrën e tij të Prokurorit të Përgjithshëm, Whitaker është i angazhuar si mysafir në emisionet e lajmeve dhe analizave./Gazeta Sinjali/