Kompania e rrjetit social WhatsApp, u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve që të përditësojnë versionin më të fundit të këtij aplikacioni.
Ky paralajmërim vjen për shkak të frikës së një virus mund të rrezikojë pajisjet telefonike pas dobësimit të sigurisë së kompanisë. Kjo po i lejon hakerat të ndërhyjnë në telefonin e përdoruesve, thjesht duke u dërguar një video MP4.
Aplikacioni i mesazheve në pronësi të rrjetit social Facebook, rregulloi gabimin në fillim të kësaj jave, por ata që nuk e kanë përditësuar së fundi aplikacionin, kanë mundësi të preken nga virusi./Gazeta Sinjali/