image West Hami mposhtë Tottenhamin, kurse Leicesteri fiton lehtë ndaj Brentfordit

Futboll

West Hami mposhtë Tottenhamin, kurse Leicesteri fiton lehtë ndaj Brentfordit

news image

Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 15:00 në Premierligë, raporton Sinjali Sport.

Derbi londinez mes West Hamit dhe Tottenhamit u mbyll me fitoren e atyre të parëve me rezultat minimal 1-0.

Çekanët arritën të triumfonin fal golit të Michail Antonios.

West hami me këtë fitore ngritët në pozitën e katërt me 17 pikë, kurse Spurs me 15 pikë janë vendin e gjashtë.

Takim tjetër në këtë orar ishte ai në mes Brentfordit dhe Leicesterit.

Dhelprat fituan me rezultat 1-2 në udhëtim, duke arritur fitoren e dytë rresht në Premierligë.

Dy mesfushorët, Tielemans dhe Maddison shënuan golat tek mysafirët, kurse Jorgensen realizoi golin e vetëm.

Leicesteri me këtë fitore ngritët në pozitën e nëntë me 14 poenë, kurse Brentfordi me 12 pikë zbret në pozitën e 12-të.

Në ora 17:30 mbyllet kjo xhiro në ishull me derbin më të madh anglez: Manchester United – Liverpool.

/Gazeta Sinjali Sporti/