image Bremeni kërkon Lirim Kastratin si zëvendësues të Rashicës

Futboll

Bremeni kërkon Lirim Kastratin si zëvendësues të Rashicës

news image

Werder Bremen po mendon të zëvendësoje Milot Rashicën me një reprezentues të Kosovës, shkruan Sinjali Sport.

Bremeni është duke negociuar me Dinamo Zagrebin për Lirim Kastratin.

Sipas Max Bielefeld, skuadra gjermane e dëshiron në formë huazimi me të drejtë blerje, mirëpo marrëveshje nuk është afër të mbyllet.

Dinamo po kërkon më shumë nga Bremeni për shërbimet e Kastratit.

“Negociatat të vështira, bisedimet vazhdojnë”, thotë gazetari gjerman Bielefeld.

/Gazeta Sinjali Sporti/