image ZYRTARE: Milot Rashica befason, nënshkruan me Norwich Cityn

Futboll

ZYRTARE: Milot Rashica befason, nënshkruan me Norwich Cityn

news image

Klubi anglez Norwich City ka konfirmuar se ka transferuar futbollistin kosovar Milot Rashica, përcjell Sinjali Sport.

Milot Rashica ka befasuar me zgjedhjen e skuadrës, pasi që të interesuar për të ishin shumë skuadra, por jo edhe Norwichi.

Ekipi anglez këtë edicion është rikthyer në Premierligë dhe do garojë për stinorin e ri me yllin e reprezentacionit të Kosovës.

Rashica iu bashkua Citizensve për një shumë ende të pakonfirmuar.

Sulmuesi anësor ka nënshkruar për katër vite me Norwichin, pasi i kaloi tre sezone e gjysmë te Werder Bremeni.

24 vjeçari për 100 paraqitje të gjermanët ka realizuar 27 gola. /Gazeta Sinjali Sporti/