image Milot Rashicës i shtohet edhe një skuadër e interesuar

Futboll

Milot Rashicës i shtohet edhe një skuadër e interesuar

news image

Milot Rashica po kërkohet edhe nga klubet tjera gjermane, ato angleze dhe italiane. Werder Bremeni mund ta shesë 24 vjeçarin gjatë kësaj vere për 12 milionë euro, raporton portali “Bild” përcjell Sinjali Sport.

Eintracht Frankfurti është futur në garë për Milot Rashicën.

Futbollisti kosovar do të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës që vjen. Dhe, mediumi gjerman “Bild” shkruan se futbollisti ofensivë shihet si zëvendësues potencial i Filip Kostic tek Frankfurti.

Ndërkohë, në Gjermani futbollistin 24 vjeçar qe një kohë e pëlqejnë edhe Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni.

E përfaqësuesin kosovar e pëlqen edhe Aston Villa në Angli. Madje, klubi i Premierligës kishte shprehur interesim për vushtrriasin që nga viti 2019, ku cdo afat kalimtar ka kërkuar kartonin e tij.

Për Rashicën ndër të tjera interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane, Milan dhe Napoli.

Werder Bremeni mund ta shesë sulmuesin e krahut për 12 milionë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/