Werder Bremen është duke bërë përpjekje të mëdha për ta transferuar sulmuesin kosovar, Lirim Kastratin.
Sulmuesi i Kosovës është i gatshëm të transferohet te ekipi gjerman, ku po shihet si zëvendësues i Milot Rashicës te Werderi.
Por marrëveshja mes Werderit dhe Dinamo Zagrebit ende nuk është arritur.
Gjermanët e duan huazimin e Kastratit me detyrim blerje pas një viti.
Edhe pse mediat gjermane nuk kanë bërë të ditur shumën, thuhet se Werder ka rritur ofertën.
Kastrati ka dalë nga futbolli i Kosovës, derisa fillimisht në Kroaci kishte luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, para se të bashkohej me Dinamon dy vite më parë.