Klubi futbollistik Werder Bremen, ka uruar Kosovën për fitoren e shënuar me Malin e Zi.
Klubi gjerman ku luan edhe ylli i Kosovës Milot Rashica, këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
“Tre pikë. Milot Rashica dhe Kosova mposhtin 2:0 Malin e zi dhe janë dy ndeshje larg Euro 2020. Miloti ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes”, ka shkruar Werder Bremen.
Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës mbrëmë mposhti Malin e Zi me rezultat të pastër 2:0, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Ndeshja e vlefshme për grupin A, është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/