image Weber pas takimit me Mustafën tregon se kush duhet ta drejtojë Kosovën

Kosovë

Deklarata/ Weber pas takimit me Mustafën tregon se kush duhet ta drejtojë Kosovën

news image

Kryetari i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, është ndalur të flas edhe për media.

Weber ka thënë se nuk është punë e tij që t’i komentojë raportet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, por ka treguar se çfarë është e rëndësishme për të, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk është çështje imja të komentoj raportin mes VV dhe LDK-së, për arsye se kjo është çështje politike që i takon Kosovës. Është e rëndësishme që në Kosovë të vijë një gjeneratë e re në krye”, tha ai.

Europarlamentari shprehu keqardhje që kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm.

“E dimë që kosovarët kanë një pakënaqësi të madhe me vizat, neve na vjen keq që fatkeqësisht kosovarët ende nuk mund ta gëzojnë lëvizjen e lirë. Ne do të punojmë në këtë drejtim”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/