Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker sapo është takuar me presidentin Hashim Thaçi. Siç nuk ndodhë zakonshëm, presidenti e ka pritur në takim Walkerin në ditën e dielë.
Në një video të dalë para dy dite në media, Walker shihet duke mos ia zgjatur dorën presidentit Hashim Thaçit. Por tani në një konferencë për media, William Walker foli për këtë pjesë dhe tha se ai e respekton presidentin e Kosovës.
Ai theksoi që nuk e ka anashkaluar Thaçin, teksa presidenti i buzëqeshi.
“I kam folur, dhe ja ku po ja zgjasë dorën edhe njëherë këtu përpara jush’’, tha Walker.
Walker shtoi se Kosova për këto 20 vite po zhvillohet dhe është krenarë për atë se çfarë ka bërë për Kosovën. /Gazeta Sinjali/