image Walker: Sot Masakra e Reçakut ka vëmendjen e gjithë botës, për këtë kam shpresuar dhe kjo ndodhi

Sociale

Walker: Sot Masakra e Reçakut ka vëmendjen e gjithë botës, për këtë kam shpresuar dhe kjo ndodhi

news image

Ish-ambasadori, William Walker në pamundësi që të udhëtojë për në Kosovë që të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut, ai përmes një video mesazhi ka thënë se i vjen shumë keq që si rezultat i pandemisë, dhe për shkak të një operacioni që ka pasur nuk ka mundur që të jetë i pranishëm në ceremoninë e sotme.

“Shpreh zhgënjimin tim që s’jam në mesin e njerëzve që përkujtojnë ngjarjet tragjike në fshatin Reçak. Kjo është shprehje e zhgënjimit që s’jam aty . Më tej kërkoj falje për arsye të njohura që është pandemia dhe COVID dhe për shkak të moshës sime, dhe për shkak të një operacioni që bëra disa javë më parë, më është dashur të kapërcej dëshirën time, dhe të flas me ju falë ndihmës së zyrës së kryeministrit”, ka thënë Walker me anë të një video mesazhi, të mundësuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një incizimi në Zoom.

Walker thotë se rëndësia e Masakrës së Reçakut si një rast unik është rritur nga viti në vit.

“Reçaku zë një vend shumë të veçantë në zemrën time, dhe plotësisht i kuptoj ata që pyesin se pse Reçaku është më i rëndësishëm”.

Walker thotë se tashmë e gjitha bota ka vëmendjen kur flitet për Masakrën e Reçakut dhe thekson se kjo është ajo për të cilën kishte shpresuar të ndodhte.

Walker tutje ka potencuar se asnjëherë s’do të harrojë gjithë vizitat që ka bërë në Reçak gjatë 22 viteve të kaluara dhe s’do ta harrojë asnjëherë vitin 1999 dhe se sa i dëmtuar ishte Reçaku nga ngjarjet e asaj kohe.

Ai ka thënë se asnjëherë s’do ta harrojë Reçakun dhe ka premtuar se në vitin 2023 do të jetë i pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës së Reçakut./GazetaSinjali/