Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrim të Partive dhe Certifikim ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, nuk kanë bërë rirenditje të kandidatëve në listat garuese për deputetë të Kosovës, pasi Gjykata Supreme nuk i certifikoi të plota këto lista, përcjellë Gazeta Sinjali.
Vetëvendosje do të shkojë pa bartës të listës në zgjedhje.
Nga KQZ kanë bërë të ditur se hapësirat e numrave të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen në atë formë që të mos ketë vota të shkuara huq dhe të mos shkaktohet konfuzitet.