Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë Hoti, e cila sipas kësaj partie politike tash e një muaj u votua me vota të kontestuara.
VV-ja Qeverinë Hoti vazhdon ta vlerësojë si jolegjitime dhe në shërbim të presidentit Hashim Thaçi.
Anëtarja e kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci tha se një ndër vendimet e para të qeverisë Hoti ishte heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke hequr dorë nga mundësia për t’u trajtuar si palë e barabartë në negociatat me Serbinë.
“Sot kjo qeveri ka vetëm 59 vota, ndërsa dy votat e kontestuar i ka në procedurë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo qeverie ri-funkionalizojë Listën serbe. Kjo qeveri sot varet nga secila prej dhjetë votave të deputetëve të Listës serbe dhe lehtësisht e kontrolluar nga Beogradi. Kjo qeverie e krijuar për t’i shërbyer presidentit Thaçi në negociatat me Serbinë u mundësua edhe me ndërhyrjen direkte të këtij të fundit. Një ndër vendimet e para të Hotit, ishte heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pra, vullnetarisht u hoq dorë nga mundësia për t’u trajtuar si palë e barabartë në negociatat me Serbinë”, theksoi Nagavci.
Deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku theksoi se tashmë është fakt i ditur se Kosova ka qeveri jolegjitime, të paligjshme, të kontrolluar nga presidenti dhe të varur nga Lista Serbe.
Pandemia në Kosovë, sipas tij, tashmë ka dalë jashtë kontrollit, duke nxituar Qeveria Hoti me heqjen e masave.
Ai shtoi se kapacitet në spitale janë në gjendje kritike, dhe humbja e jetëve të njerëzve është shndërruar në përditshmëri.
Më tej, Çeku foli edhe për rimëkëmbjen ekonomike, e cila nuk po ndodhë, ngase sipas tij, kjo qeveri ilegale nuk ka ide. /Gazeta Sinjali/