image VV: Qeveria Koti dhe Thaçi janë në një linjë me përpjeken e Serbisë se Kosova nuk është e barabartë me të

Politikë

VV: Qeveria Koti dhe Thaçi janë në një linjë me përpjeken e Serbisë se Kosova nuk është e barabartë me të

news image

Lëvizja e Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklarimeve të të dërguarit të posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialog, Richard Grenell, i cili tha se me 27 qershor do të ketë bisedime për marrëveshjen me Serbinë dhe Kosovën.

VV-ja paralajmërimet e Grenellit i quan vendime për të hequr dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Qeveria Koti e Hashim Thaçit tashmë është në të njëjtën linjë me përpjekjen e Serbisë, me zotimin e kryeminsistrit Koti dhe Hashim Thaçit, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë dhe se Kosova nuk do të angazhohet për subjektivitet ndërkombëtar. Ky është pozicioni me të cilin këta shkojnë në dialog me Serbinë. Ky vendim erdhi pak orë pas takimit Hoti-Thaçi”, thuhet në njoftim.

Tutje në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se Qeveria Koti dhe Thaçi janë në të njejtën linjë me përpjekjen e Serbisë se Kosova nuk është e barabartë me të, duke theksuar kështu se Qeveria Kurti i “ka penguar pazaret me thika mbi harta që po i kanoseshin Republikës së Kosovës”. /Gazeta Sinjali/.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156914215027000?__xts__[0]=68.ARAH8youUvHglqTNBSva8MJatO-wlGa-8v2568w1EJQ4uOFNDrMFx4gXm7u9-vLqwHnULcjDzV8nL1agJoLogVQrDTvRZbw-5dX6L9-Py7hp2BFSpRg90ZmEBo6KuWnYCLsKO7FX7egzKD9uwuAH_lj6aOqmeshFcrDo3HY7qwHR5wIQzYZMMCpqoqkVDO_TvlPkOQH34haDGDIaSNr5trrj-1YeOnS67Z4pBYXwsNH1Rhwai3Gv7Q6VFecn21pclhISeY3qUtHORy9DAwvad1d8dspruExffMS41X2w3pQEhapkX_0jNJKc2fIQu_XxdaMx9HaJjqurcg&__tn__=-R