Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Qeveria Hoti tash e 43 ditë ka dështuar të jap përgjegjësi për vjedhjen e më shumë se 2 milionë eurove nga kuleta e shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë për zhbërjen e task forcës antikorrupsion, duke shtuar se, në vend se të shtiret kinse po qeverisë, ajo duhet të shkojë.
Postimi i plotë:
Kur partitë e vjetra kthehen paligjshëm në pushtet, ato përligjin dhe inkurajojnë krimin e organizuar në vend.
Kështu kjo qeveri e paligjshme fillimisht nuk e parandaloi, e tash edhe 43 ditë pas ka dështuar të japë edhe përgjegjësinë më të vogël për vjedhjen e organizuar të më shumë se 2 milionë eurove nga kuleta e shtetit.
Në vend se të forconte institucionet e drejtësisë, ajo e zhbëri procesin e vettingut. Në vend se të luftonte korrupsionin, ajo e zhbëri task forcën antikorrupsion.
Në vend se t’i ndëshkojë shkelësit e ligjeve, ajo veçsa po i trimëron ata. Prandaj edhe në vend se të shtiret kinse po qeverisë, ajo duhet të shkojë./Gazeta Sinjali/