image Vetëvendosje thotë se po përgatitet për zgjedhje të reja

Politikë

Vetëvendosje thotë se po përgatitet për zgjedhje të reja

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca kanë pritur në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, Arne Sannes Bjornstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim VV njofton se u diskutua për përgatitjet që po bëhen për zgjedhje të reja në Kosovë.

“Ndër çështjet e trajtuara ishte edhe situata gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, dialogu me Serbinë dhe katër lëndët e adresuara nga VETËVENDOSJE! në Gjykatën Kushtetuese për të cilat po priten vendimet, si dhe përgatitjet që po bën Lëvizja për zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Gazeta Sinjali/