image VV kërkon që të dërgohet në prokurori raporti i auditimit për zgjedhjet e 14 shkurtit

Politikë

VV kërkon që të dërgohet në prokurori raporti i auditimit për zgjedhjet e 14 shkurtit

news image

Në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkuan që raporti i auditimit të brendshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit të dërgohet në prokurori, pasi që sipas tyre ka shkelje të rënda, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë vaksinimin e të gjithë trupave zgjedhor për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në mbledhjen e sotme, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj u shpreh se shumë shpejt do ta përgatisin planin për zgjedhjet në përputhje me masat antiCOVID.

Përveç kësaj, KQZ regjistroi edhe partinë politike “Forca e Diasporës”. /GazetaSinjali/