image VV-ja suspendon asamblistin Berat Lahu, i arrestuar në rastin “Brezovica”

Politikë

VV-ja suspendon asamblistin Berat Lahu, i arrestuar në rastin “Brezovica”

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka suspenduar asamblistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahun, i cili u arrestua të mërkurën në aksionin “Brezovica”.

I njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, ndaj VV-ja ka marrë vendim për suspendim deri në zbardhen përfundimtare të rastit.

“Jemi njoftuar me vendimet dhe pretendimet e organeve të drejtësisë për anëtarin tonë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këto lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm në sektorin privat dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, ka shtuar ai.

Gjatë operacionit “Brezovica” janë arrestuar edhe gjatë persona të tjerë. Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të premte ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve.

Ndryshe, asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk ishte hasur në shtëpi.

Më datën e 3 mars të këtij viti, Lahu i kishte shpëtuar arrestimit. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia. 

/GazetaSinjali/