Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e votave të diasporës për komunën e Drenasit.
Nga 100 vota të diasporës në këtë komunë, Vetëvendosja ka marrë 39 prej tyre ndërsa Partia Demokratike e Kosovës del të jetë e dyta me 36.
I treti në këtë komunë me votat e diasporës del të jetë Xhavit Drenori, kurse personi që do ta sfidojë Lladrovcin në garën për balotazh, Driton Ajazi ka marrë vetëm katër vota.