image VV-ja mblidhen për ta ndjekur seancën e Selimit në Gjykatën Speciale

Kosovë

VV-ja mblidhen për ta ndjekur seancën e Selimit në Gjykatën Speciale

news image

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur për ta ndjekur drejtpërdrejt paraqitjen e parë në Gjykatën Speciale të deputetit, Rexhep Selimi.

Me mbishkrimin “Ai, ishte 10-shi në luftë, sepse veprimet kundër forcave te armatosura nuk mund të vlerësohen më pak se ky numër”, ata kanë shpërndarë një fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihen se janë pranë televizorit.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua, më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas së Drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./Gazeta Sinjali/