image VV-ja e mbështet marshin e 2 prillit: Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi

Politikë

VV-ja e mbështet marshin e 2 prillit: Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi

news image

Lëvizja Vetëvendosje e ka përkrahur marshin solidarizues për ish-krerët e UÇK-së, që do të mbahet me 2 prill.

Partia në pushtet, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lufta çlirimtare e Kosovës është një prej ngjarjeve historike më të vlefshme.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë.” – shkruan VV-ja.

VV-ja e ka përmendur emrin e Rexhep Selimit, por jo edhe të të tjerëve, që po ashtu janë të paraburgosur në të njëjtën akuzë sikurse Selimi.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/