Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Fitore Pacolli, e ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për mashtrim. Ajo ka publikuar një fotografi në Facebook, e cila sipas saj e dëshmon mashtrimin e PDK-së.
Në fotografi, shihet slogani i PDK-së “Ndërtojmë të Ardhmen”, me disa fotografi siç pretendon PDK-ja se janë realizuar në QKUK, por Pacolli e demanton.
Ajo ka publikuar fotografinë e ngjashme nga një spital në Oslo.
“A thu prej nga e ka huazu Kadri Veseli ‘Paktin’ kundër korrupsionit?!? Këto fotografitë për shëndetësinë i paskan huazu nga shtetet skandinave ngase nuk kanë guxim të publikojnë fotografi nga gjendja reale e QKUK-së. PDK mashtron, nuk ndërton të ardhme! #erdhidita për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Pacolli. /Gazeta Sinjali/