image VV ia kujton LDK-së deklaratën kur e mbështeste propozimin e kryeparlametarit nga kjo parti

Kosovë

Politikë/ VV ia kujton LDK-së deklaratën kur e mbështeste propozimin e kryeparlametarit nga kjo parti

news image

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka bërë ndonjë reagim publik pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës, ka publikuar draftin e marrëveshjes së propozuar më 8 janar.

Megjithatë, zyrtari i Sekretariatit për media i këtij subjekti, Erzen Vraniqi, në rrjetin social Facebook, e ka postuar një videoincizim të datës 26 janar, ku Isa Mustafa, në një konferencë për media thoshte se LDK-ja do ta votojë pa asnjë kusht themelimin e institucioneve të reja, të drejtuar nga VV-ja.

“Me Kushtetutë, i takon partisë së parë që ta bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëqoftëse do ta kemi një kandidat që e propozon VV-ja, ne jemi marrë vesh që deputetët tanë ta votojmë atë kandidat në mënyrë që të mos krijojmë pengesa kushtetuese për konstituimin e Kuvendit”, ishte shprehur i pari i LDK-së.

Kujtojmë se kjo konferencë për shtyp ishte mbajtur tri orë para zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryeparlamentar./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/100009491927869/videos/2549308898728816/