image VV i reagon Ahmetit për taksën 10 euro: Nuk do të jetësohet kjo ide

Politikë

VV i reagon Ahmetit për taksën 10 euro: Nuk do të jetësohet kjo ide

news image

Asambleisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi ka thënë se ideja e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të vendosur një tarifë prej 10 euro për hyrje në kryeqytet është ide e kotë, njofton Gazeta Sinjali.

“Të dalësh dhe të deklarosh në media taksë prej 10 euro pa shpjeguar asnjë detaj tjetër është qesharake. I thirri të gjitha mediat për ta prezantuar projektin e parkingut nëntokësor, ndërsa hodhi pluhur kaq të madh për këtë çështje”, ka thënë Azemi.

Sipas Azemit, kjo është e pashpjegueshme dhe diskriminuese.

“Nuk do të jetësohet kjo ide. Besoj se këtë e kanë ndaluar qytetarët e Prishtinës janë deklaruar se janë kundër një politike të tillë që është e pashpjegueshme dhe është diskriminuese”, tha Azemi në Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai ka thënë se plani i VV-së ka qenë për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të qytetit, por jo edhe tarifa hyrëse, ndërsa sipas tij kryetari i Prishtinës nuk e ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij në mandatin e dytë. /Gazeta Sinjali/