image VV dorëzon ankesë për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP ndaj Rakiq dhe Radejoviq

Kosovë

VV dorëzon ankesë për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP ndaj Rakiq dhe Radejoviq

news image

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndaj zëvendëskryeministrit, Goran Rakiq dhe kandidatit për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Milan Radejoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç është bërë e ditur nga VV, kjo ankesë është bërë për shkak se, Rakiq ka thyer ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë.

Shkelësit e ligjit nuk mund të qeverisin, ata që nuk njohin ligjet nuk sigurojnë zbatimin e tyre! Ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me ‘’Kosovo i Metohija’’ nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi. Kryetari i listës serbe, që njëherësh është zëvendës kryeministër, Goran Rakiq ka bërë thirrje të votohet Lista Serbe, duke thyer kështu ligjin për zgjedhje dhe heshtjen zgjedhore, ndërkohë kandidati për kryetar të veriut Radejoviq ka bërë një deklaratë që është në kundërshtim me ligjet në Kosovë, duke mohuar shtetësinë tonë dhe duke ofenduar qytetarët e pjesës veriore! Zyrtarët tonë ligjor kanë dorëzuar ankesën për shkeljen e heshtjes zgjedhore në PZAP”, thuhet në reagimin e VV-së, dega në Mitrovicë.