Sonte është dita e fundit e fushatës zgjedhore dhe paritë politike në vend kanë përmbyllur fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK kanë organizuar përmbylljen e fushatës në sheshet e Prishtinës. Përderisa PDK ka kryer pak minuta më parë, Vetëvendosje ka filluar fushatën rreth orës 21 në kryeqytet.
Megjithatë rrugët kryesore të Prishtinës janë vërshuar nga autobusët të cilët besohet se kanë bartur simpatizantët e partive politike në përmbylljen e fushatës.