image VV akuzon Komunën e Prishtinës: Tenderin e 200 milionë eurove e mori kompania e themeluar një ditë para konkursit

Politikë

VV akuzon Komunën e Prishtinës: Tenderin e 200 milionë eurove e mori kompania e themeluar një ditë para konkursit

news image

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka akuzuar Komunën e Prishtinës se i ka dhënë tender një kompanie, e cila ishte themeluar një ditë para se të hapej konkursi, raporton Gazeta Sinjali.

Asamblisti i VV-së në këtë komunë, Egzon Azemi, tha se komuna, konkretisht Ndërmarrja Publike Banesore, i ka dhënë projekt për ndërtimin e një objekti afarist banesor, kompanisë që u themelua një ditë para se të hapej thirrja për tender.

Azemi akuzon Komunën që po shpërblen një grup të caktuar të individëve dhe disa kompani fiktive./Gazeta Sinjali/