image Vushtrriasi e raporton në Polici punëtorin e ujësjellësit, shkak ngatërresa me një faturë - Sinjali

Shpenzimet/ Vushtrriasi e raporton në Polici punëtorin e ujësjellësit, shkak ngatërresa me një faturë

news image

Një person në Vushtrri e ka raportuar në Polici një punëtor të ujësjellësit.

Shkak për këtë është bërë një faturë për borxh e cila i ishte lënë te shtëpia. Por fatura që kishte emër dhe mbiemër të njëjtë, megjithatë nuk ishte e vushtrriasit.

“Rr. Nezir Imeri, Vushtrri 13.01.2020-11:20. Viktima mashkull K-Shqiptar, deklaron  se një punëtor në ujësjellës ka shkuar tek shtëpia e viktimës dhe i ka lënë një faturë për borxh  të një personi në emër dhe mbiemër të njëjtë, por që  është person tjetër”, ka njoftuar Policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin